Virozat e stinës, fluks në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës
10/08/2017 - 19:11 Nga: Entjola Budo

Në pediatrinë e Spitalit  të Gjirokastër është shënuar një numër i lartë vizitash e shtrimesh të fëmijëve të prekur nga virozat. Mjekët shpjegojnë se shkak i virozave janë temperaturat e larta, ndërsa apelojnë prindërit të tregojnë kujdes në ushqyerjen e të vegjelëve dhe të mos i nxjerrin ata në orët e pikut.

Temperturat e larta të stinës kanë shkaktuar probleme shëndetësore te fëmijët. Për pasojë në spitalin Rajonal Omer Nishani në Gjirokastër është shenuar nje numer i larte vizitash e shtrimesh te femijeve te prekur nga virozat. Sipas mjekut pediatër, pranë këtij spitali, Llambi Dilo vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 vizita.

Por fluksi në këtë spital vjen edhe për shkak të mosfunksionimit të pediatrisë se Tepelenës.

Mjeku pediater Llambi Dilo thotë se Spitali i Gjirokastres po punon me kapacitete të plota dhe se nuk ka mungesë së medikamenteve. Ai apelon prindërit që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i nxjerrin fëmijët në orët e pikut.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close