Hetimet - Viktima në Vlorë i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje në 2000
21/04/2017 - 8:41

Ergys Gjioveshaj, 33 vjeçari i mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë njihet si person me precedente penalë.

Ende nuk dihen motivet e krimit ku mbetën të plagosur tre persona por po hetohet fillimisht në pistën e hakmarrjes, pasi viktima njihet si person me precedente penalë.

Vrasja e Laert Alushit – Në vitin 2000, Ergys Gjioveshaj akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në një vrasje, pas së cilës është larguar nga Shqipëria. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e Laert Alushit, ndërsa Florian Meçe u dënua si autori i kësaj vrasje u dënua me 22 vjet burg.

Deshmitaret: Dy persona qelluan mbi Ergysin- Lidhur me vrasjen e mbrëmshme dëshmitarët  në vendin e ngjarjes thanë për Ora News se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në lokal të pamaskuar dhe të dy kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Ergys Gjioveshaj 33 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Policia sipas informacionet paraprak deklaroi se ishte nje person.

Te plagosurit- Ndërkaq të plagosur kanë mbetur edhe Arsonel Llanaj 26 vjeç i cili punonte si kamarier në këtë lokal dhe Florjan Hila 28 vjeç instrumentist i bandës që luante muzikë live mbrëmjen e djeshme si dhe 32 vjeçarja Arta  Lluka.

Sipas mjekëve, 26 vjeçari Arsonel Llanaj ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe për kurim më të specializuar është dërguar në Tiranë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, përkatësisht Arta Lluka ka marrë dy plumba në pjesën e legenit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Florjan Hila një plumb në pjesën e shpatullës.

Policia e Vlorës ka  shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorëve.

Ergys Gjioveshaj, 33 vjeçari i cili u ezkekutua mbremjen e djeshme ne qytetin e Vlores

Ne foto: Ergys Gjioveshaj, 33 vjeçari i cili u ezkekutua mbremjen e djeshme ne qytetin e Vlores

Lexo më shumë:

Krim i rëndë në Vlorë: 1 i vdekur, tre të plagosur

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close