Operacioni "Mulleti" - Vidhnin naftë nga firma e ndërtimit, në pranga 3 persona
13/09/2017 - 8:50

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhje të naftës nga eskavatori i një firme ndërtimi, që merret me ndërtimin e rruhës Tiranë-Elbasan.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mulleti” u arrestuan Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë dhe  Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.

“Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi”, sqaron policia.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa.

– Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa

– Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)

– 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar :

– 120 litra naftë e futur në 4 bidona.

Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close