Durrës - Vettingu mban pezull “Velierën”, Bashkia vijon punimet me shpejtësi
15/06/2017 - 14:00

Projekti 6 milionë dollarë i Velierës në Durrës po shkon drejt përfundimit, edhe pse shoqëria civile ka ngritur proçes gjyqësor kundër vazhdimit të punimeve për shkak të rrënojave arkeologjike të dala gjatë gërmimeve. Avokatja e shoqërisë civile, Mirela Jorgo, thotë se Bashkia po përfiton nga ngërçi në procesin gjyqësor për të përfunduar projektin.

Projekti i Velierës në Durrës, edhe pse në proçes gjyqësor, po shkon drejt përfundimit.

Kontestimet e shumta të shoqërisë civile ndaj projektit 6 milionë dollarësh nuk kanë penguar punimet e Bashkisë.Proçesi gjyqësor është pezull pasi nuk plotësohet numri tre i gjyqtarëve.

 Lorisa Ylli: Gjykatësja dha dorëheqjen dhe tani pritet normalisht që të vijë një gjykatës i tretë nga KLD që normalisht ësHtë shkrirë dhe për këtë duhet të pritet ndërtimi i ri i KLGJ.

Shoqëria civile e përfaqësuar nga avokatja, Mirela Jorgo, ngre shqetësimin se pezullimi i proçesit gjyqësor po favorizon Bashkinë të përfundojë projektin, madje duke shkelur vendimin e gjykatës Bashkia po punon në zonën A arkeologjike.

Mirela Jorgo: Ajo që më shqetëson fort është fakti që edhe pse ka tre vendime gjykate për masë pezullimi dhe pjesës së sekuestros preventive të zonës arkeologjike A, aty po punohet me ritme të shpejta. Është një tubacion i madh betoni që ka çarë tej për tej murin antik dhe nuk mbahet asnjë lloj përgjegjeësie.Është hequr shiriti i verdhë i prokurorisë që thuhet për masë pezullimi të punimeve dhe ndërkohë është vendosur një tabelë e madhe kantier ndërtimi.

Tashmë është çështje ditësh, kur Autoriteti shqiptar i Arkeologjisë të shpallë vendimin final nëse do të devijohet projekti apo nuk do të merren parasysh rrenojat arkeologjike që u zbuluan gjatë gërmimeve.

Autoriteti i Arkeologjisë ka marrë disa muaj kohë për përgjigje, pasi me problemin është njohur që në muajin janar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close