Vetëm 5 minuta seancë - Noka nuk del nga salla, Ruçi mbyll seancën. Të premten Kuvend
12/10/2017 - 17:09

Debati i pasdites në parlament nisi aty ku filloi por seanca nuk vazhdoi dot më shumë se 5 minuta pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi shtyrjen e seancës për ditën e premte në orën e 8:30 minuta.

Gjithçka erdhi pas debateve që u shkaktuan në sallë kur Ruçi i kërkoi deputetit demokrat Flamur Noka të linte sallën pasi lajmëroi se këkesën e deputetëve të PD dhe LSI për të përjashtuar kryeministrin Rama nuk e mori parasysh.

Ruçi: “Është bërë kërkesë nga 8 deputetë të mazhorancës që kërkojnë thirrjen e Byrosë së Kyvendit për të analizuar qëndrimin ndaj deputetit Flamur Noka, njëherësh është bërë një kërkesë kryetarit të Kuvendit nga 9 deputetë të grupimeve të ndryshme të opozitës për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama për seancën e sotme.Pasi u konsultova dhe pashë të zbardhur proceverbalin e senacës nuk mund ta marr në konsideratë.Njoftoj që Byroja e Kuyvendit do të thirret sot në 19:00.I bëj thirrje deputetit të lirojë seancën. Zoti Noka do lironi sallën?

Debati i pasdites e kishte nisjen e tij në seancën e paradites ku pas mbajtjes së fjalës së ish-kryeministrit Berisha për ligjin e pakicave kombëtare, deputeti Flamur Noka kërkoi fjalën për procedurë ndërsa kreu i Kuvendit i ka dhënë fjalën deputetit të LSI, Shezai Rrokaj, ndërsa Noka i është drejtuar foltores çka ka sjellë më pas rikthimin e replikave.

Lexo më shumë: PD e LSI bashkë, kërkojnë përjashtimin e Ramës. Ofendoi Berishën

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close