Mbledhja e qeverisë - Vendimet e para: Ndahen godinat e vettingut, 2018 viti i Skëndërbeut
13/09/2017 - 20:10 Nga: Sonil Frashëri

Menjëherë pas betimit në Presidencë, mesazhi i parë që kryeministri Rama u dha Ministrave të tij, është respektimi i rregullave, duke mbajtur në pritje për disa sekonda të semaforit jeshil për të shkuar në Kryeministri.

Kryeministri nuk mbajti një fjalim pas marrjes së detyrës, siç bëri 4 vite më parë, por nuk humbi aspak kohë për të bërë mbledhjen e parë të qeverisë për këtë mandat të ri.

Vendimet e qeverisë

1. Shpallja zyrtarisht e vitit 2018 si viti i Skënderbeut si dhe krijimi i komisionit shtetëror që do të organizojë veprimtaritë në kuadër të këtij viti.

 2. Përcaktimi i përgjegjësive për dikasteret e reja ministrore si dhe kompetencat e tyre.

3. Miratimi i një fondi ndihme për Shtetet e bashkuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore nga uraganet.

3. Shtesa për përcaktimin e formës, elementëve përbërës si dhe afati i përdorimit të dokumenteve bazë që lëshohen nga gjendja civile.

4. Restaurimi i godinës së ish -Lidhjes së Shkrimtarëve në të cilën janë vendosur organet që do të kryejnë vettingun për reformën në drejtësi.

Kolegji i Apelimit do të vendoset me vendim qeverie në një pjesë të godinës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa qeveria do të përcaktojë edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.

Qeveria Rama 2

Qeveria Rama 2

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close