Fushë-Krujë - Vdekja e punëtorit, arrestohet drejtuesi i vinçit, në kërkim administratori i firmës
07/07/2017 - 10:54

Një ditë pasi 36-vjeçari humbi jetën gjatës punë në ndërtim në Fushë Krujë, policia ka arrestuar pronarin e vinçit dhe ka shpallur në kërkim administratorin e firmës së ndërtimit.

Në pranga u vu Ardi Qyra 35 vjeç, banues në Durrës ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit E.D. 49 vjeç, banues në Krujë, administrator i një firme ndërtimi.

“Më datë 06.07.2017, rreth orës 09:30, në Fushë-Krujë shtetasi Ardi Qyra duke drejtuar një vinç tek një pallat që po ndërtohej I ka rënë kova me elementë hekuri në kokë punëtorit të firmës, shtetasit A.Ç. 36 vjeç, banues në Krujë”, sqaron policia.  

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar në nenin 289 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close