Në Facebook - Vasili publikon vargje të poetit: Dëshpërim agollian për shkak të qeverisë
13/08/2017 - 15:40

Petrit Vasili ka zgjedhur disa vargje të Dritëro Agollit për të shprehur atë çka ai ndjen, si shenjë dëshpërimi dhe zhgënjimi nga qeveria. 

“Sikur s’jetoj në vendin tim”, është titulli i poezisë së poetit, qe kreu i grupit parlamentar të LSI ka publikuar në FB, duke shkruar: 

“Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike.  Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close