Zgjedhjet e 25 qershorit - Vasili: Rrufetë e ndërsjellta dogjën paratë e shqiptarëve
19/05/2017 - 19:28

Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar dy partitë e mëdha PS dhe PD, të cilat sipas tij me krizën artificiale që krijuan digjën paratë e ekonomisë shqiptare.

Vasili: Ato që ndodhën javët dhe muajt e fundit ishin rrufetë e ndërsjellta që u dukën mësë fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre, por që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishin provë e vetme edhe e bindjes së vetme që njerëzit krijun para vetes së tyre. Cilën? Ishte që  e vetmja forcë politike ishte LSI që me sinqeritet u investua për të zgjidhur këtë krizë për të dhënë gjithçka në dispozicion për të krusyer hallet dhe dhimbjet e popullit, këtë e kemi bërë me bindje dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Vasili tha gjithashtu se LSI nuk është një parti që ka si qasje të krijojë politika të cilat dëmtojnë shoqërinë, apo  krijojnë furtunë në gota që shpikin kriza artificiale.

Vasili: Fatet e të rinjve duhet të kenë vetëm përgjigje pozitive, pasi politika që shpikin furtuna në gotë të cilat shpikin kriza artificiale për ti shtuar rëndësinë vetes artificialisht, për tu dukur më të rëndësishëm seç janë, për tu treguar dhe më artificiale sec janë, duke prodhuar kriza që rënojnë ekonominë dhe që pasaj marrin disa përgjigje që askush nuk i kupton, po që nuk kanë asnjë përgjigje për shqiptarët këto nuk janë as politika jonë dhe as qasja jonë.

Gjatë prezantimit të programit për punësimin e të rinjve, Vasili tha se papunësia është në shifra të frikshme duke arritur në nivelin e 30%.

Vasili: Në duhet ti kthejmë përgjigje të menjëhershme papunësisë së frikshme mes të rinjve. Ne sot jkemi një papunësi që është në masën 30%. Kjo është një thirrje që kërkon një përgjigje dhe kjo përgjigje kur u jepet të rinjve u jepet të gjitha familjeve shqiptare.

Të rinjtë janë degjuar tha Vasili, por asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e politikave të atyre që kanë qeverisur vendin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Rama mbledh nesër deputetët dhe kandidatët për deputetë

Close