Urgjencat me staf të dubluar. Në 24 orë, mbi 100 persona kërkojnë ndihmë
06/08/2017 - 21:00 Nga: Manjola Hasa

Për të përballuar fluksin e traumave gjatë verës, të cilat janë edhe të shpeshta për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve, ka detyruar urgjencën e spitalit Universitar të Traumës të punojë me staf të dubluar.

Drejtori i këtij institucioni spitalor, Gjovalin Bushi, tha se personeli, sidomos ai i urgjencës do të operojë sipas një kalendari të përcaktuar.

Bushi: Pavarësisht se jemi në rikonstruksion, numri i interventeve është më i madh se vitet e tjera. Është mbuluar me staf mjekësor të dubluar, vazhdimisht.

Aktualisht spitali i Traumës po i nënshtrohet një sërë rikonstruksionesh me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Bushi: Me mbështetjen e një kredie italiane, sot Spitali i Traumës ka çdo lloj aparature të re. Plus pjesën e infrastrukturës. Ne kemi përfunduar një repart fizioterapie që është komplet i ri. Kemi rikonstruktuar ambientet e urgjencës. Kemi hapur një sallë ku sterilizohen të gjitha mjetet kirurgjikale.

Në një ditë të vetme në këtë shërbime priten mbi 100 pacientët që vijnë me trauma të ndryshme, aksidente rrugore, aksidente në punë, konflikte deri në plagosje me armë zjarri.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close