Unioni Artistik i Kombit Shqiptar shpall kalendarin 2013
Vendi - 15/02/2013 21:22
" frameborder="0" allowfullscreen>

Pas një viti të ngjeshur me koncerte dhe festivale dedikuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka shpallur kalendarin e aktivitetve të vitit 2013.

Kryetari i këtij Unioni, Azgan Haklaj, tha se ky vit do të pasohet nga aktivitete dhe koncerte atdhetare të cilat do të vazhdojnë traditën e nisur prej disa vitesh.

Gjithashtu gjatë shpalosjes se kalendarit është promovuar edhe libri me titullin “Edhe Zoti po flet shqip”, i cili trumpeton çështjen shqiptare.