Ulza një prej zonave më të rrezikuara nga zjarret
10/08/2017 - 16:12

Njësia Administrative Ulëz në Qarkun e Dibrës vijon të jetë një prej zonave më problematike dhe të rrezikuara nga zjarret.

Në fshatin Trovën zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar edhe zonat e banuara. Si rezultat janë djegur me dhjetra hektarë pisha. Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës, ndërsa kanë qënë focrat e ushtrisë ato që kanë ndërrmarë aksion për shuarjen e vatrave.

E njejtë situata paraqitet edhe në Lundre ku vijojne të jenë aktive disa vatra zjarri. Në këto zona pritet ndërhyrja nga ajri me helikopterë, si e vetmja mundësi për vendosjn nën kontroll të situatës.

Burime për Ora News, bëjnë të ditur se në Bulqizë janë aktive tetë vatra zjarri. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur edhe më tej, ndërsa vijon puna për normalizimin e situatës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close