Moisiu pritje për familjarët - U vra për mbrojtjen e votës në ’97, kujtohet dëshmori Frangu
07/07/2017 - 16:24 Nga: Manjola Hasa

Ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ogranizoi një pritje për familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu. Ai humbi jetën në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit. Moisiu tha se amaneti për brezat e rinj është se Shqipëria është gjithçka tjetër. Ndërsa familjarët e dëshmorit kërkuan vëmendjen e shtetit për të qënë më pranë familjeve me status të veçantë.

Me rasin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti në zyrën e tij familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu, komisionerit demokrat i cili u vra në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në fshatin Lis të rrethit Mat.

Në një atmosfere të ngrohtë, Presidenti shprehu konsideratën e tij duke theksuar se figura te tilla te cilat për të mbrojtur idealet nuk kursejnë as jetën, janë shembull për të gjithë ne.

Moisiu: Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë.

Në fund të takimit, ish-Presidenti dha dhe një mesazh për politikën dhe brezin e ri duke e quajtur dhe si një formë amaneti, se nuk mund të vihet asgjë mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit.

Familjarët falenderuan ish-Presidentin Alfred Moisiu për kontributin e tij ne nderimin figurës së deshmorit Kujtim Frangu ndërkohë shprehën edhe një herë mirënjohjen për vlerësimin e dhënë për “Merita të veçanta civile” dhe Ministrinë e Brendshme e cila e nderoi me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close