Kurbin - U rikonstruktua 7 vjet më parë, rruga sërish me gropa
20/03/2017 - 13:15 Nga: Elvis Hila

Në Fushë Kuqe të Kurbinit, banorët të revoltuar kërkojnë ndërhyrje për sistemimin e rrugës që lidh zonën e Kurbinit me rrugën kryesore. Në një gjatësi prej 10 km, banorët thonë se punime në këtë rrugë janë bërë 7 vjet më parë, por punimet jocilësore sollën dëmtimin e shpejt të saj.

Infrastruktura rrugore është kthyer në një problem shqetësues për qindra banore të fshatit Adriatik të Njësise Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin.

Rruga që lidh këtë fshat me superstradën është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve të cilët duhet të përballen çdo dite me gropat e mëdha që në kohë reshjesh mbulohen nga ujë.

Banorët thonë se 7 vite kanë kaluar nga ndërtimi kësaj rruge dhe ajo është dëmtuar sërish, duke hedhur dyshime mbi cilësinë e punimeve.

Për rrugën Adriatik-Superstradë, e cila ka një gjatësi prej 10 km janë investuar miliona euro, por që në një periudhe mjaft të shkurtër ky aks u dëmtua, duke u kthyer sërish në gjendjen e mëparshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Changes in government, Parliament approved the new ministers

Close