Një mesazh për çdo prind - Tre raste të “Balenës Blu” në Shkodër. Mos shkatërroni fëmijët!
15/06/2017 - 14:46

 “Mos luani me Balenën Blu’. Apeli i fortë u përcoll nga mesha e shenjtë në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër nga famulltari dom Artur Jaku, i cili tha se është njohur me tre raste të tilla të lojës vdekjeprurese.

Mesazhe të forta famulltari adresoi edhe ndaj prindërve, të cilëve u kërkoi të jenë më të pranishëm dhe të vëmendshëm në jetën e fëmijëve të tyre.

Institucionet shtetërore, kisha, shkolla dhe familja, të gjitha sebashku, tha Jaku, duhdte të veprojnë përballë këtij rreziku që po shkatërron jetë adoleshentësh.

Mesazhi i dom Artur Jakut, i adresohet çdo prindi

Nëse një baba apo nënë nuk kujdeset sa duhet për fëmijën kur shkon në shkollë, a mëson, si sillet, çfarë raporti ka me mësuesit, çfarë raporti ka me nxënësit e tjerë. Unë jam i sigurt se ua doni të mirën por imagjinoni që kemi rënë në këtë nivel që nuk dimë bollshëm për fëmijën tonë. E kjo me siguri nuk i ndihmon fëmijët tanë. Gjatë kësaj kohe nëpër botë por edhe në Shqipëri, vendi jonë nuk është vetëm i varfër në aspektin ekonomik, padyshim që edhe në këtë aspekt është, por është i varfër dhe në shumë aspekte të tjera atë shpirtëror.

Një prej skllavërive që koha moderne është duke na ofruar është sidomos kjo e internetit, teknologjisë. Ndoshta keni dëgjuar për këtë programin e “Balenës Blu” që flitet. Nuk e di sa e keni idenë apo sa jeni të vetëdijshëm sesa e rrezikshme është. Vetëm sot kam pas disa raste prej fëmijëve që frekuentojnë kishën, ku një prej tyre më ka thënë: Dom Artur motra ime ka prerë dorën këtu që të bëjë shenjën e balenës, duke rrezikuar me pre dhe damarët. Ky është një program që po bën skllav, sidomos adoleshentët. Është një rrezik i jashtëzakonshëm, kanë vdekur në Rusi sa e sa persona. Tashmë ka hyrë fuqishëm edhe në Shqipëri.

Po ju them që edhe në Shkodër unë di disa raste, por ju siguroj që janë plot raste të tjera që kanë një rrezik të jashtëzakonshëm. Ju lutem edhe ju fëmijë që jeni këtu, por sidomos prindërve: Kontrolloni fëmijët! Nuk mjafton që vetëm ti blesh një telefon dhe bëj çfarë të duash.Nuk mjafton me i ble fëmijës një kompjuter dhe rri e bëj çfarë të duash. Ne kemi hall me i heq qafe se nuk kemi durim me u marrë me fëmijët, i japim një lodër apo pajisje që të shtyjë kohën me të dhe të mos na mërzisin ne.

Nëse veprojmë kështu jemi duke shkatërruar fëmijët. Është e dëmshme. Nëse nuk interesohemi për jetën shpirtërore të fëmijës, nëse nuk interesohemi për formimin e shkollës së fëmijës dhe shumë gjëra të tjera, nuk mjafton që fëmijës ti japim vetëm bukë dhe ushqim që të jetojë. Kemi detyrë për me i angazhu, me i rrit dhe eduku edhe në jetën shpirtërore, kulturore por edhe jetën e vlerave. Prindërit duhet me pas përgjegjësinë me i shoqëru fëmijët kudo.Kur kam marrë vesh se në Shkodër, vetëm tre raste në pak ditë që hyjnë fuqishëm në këtë program djallëzor, ju e dini sa i rrezikshëm është. I çon fëmijët deri në vetëvrasje.

Më besoni nëse i shihni fëmijët tuaj se janë të mërzitur. Simpomat janë: Shumë herë të mërzitur, ngrihen natën, dalin nga shtëpia, nuk shkojnë në shkollë, nuk hanë ushqim se kështu funksionon loja dhe deri sa i çojnë me u hedh prej apartamenteve, prej lartësive të ndryshme deri sa i çojnë në vetëvrasje.Është hapur në mënyrë të fuqishme, kujdes! Kjo është përgjegjësi e kishës, institucioneve, mediave sepse keni një rol të jashtëzakonshëm për edukimin e shoqërisë. Por është përgjegjësi e të gjithëve bashkë sepse kjo botë është e egër dhe shumë herë ka për qëllim të na bëjë skllav në forma të ndryshme.Duhet të punojmë fort për zhvillimin e fëmijëve, me i orientu dhe eduku drejt vlerave dhe të mirave sepse vetëm kështu mundet me përparu vendi jonë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close