Itali - Tre shqiptarë kapen me 50 000 euro heroinë në Modena
11/01/2017 - 19:45 Nga: Saimir Lleshi

Një grup shpërndarësish të mesëm të heroinës në Itali, drejtuar nga shqiptar u godit nga policia italian.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se grupi funksiononte në Modena, duke çuar në pranga 3 shqiptarë.

Prangosja e tyre erdhi pas dyshimeve që lindën gjatë monitorimit të një grupi njerëzish të dyshimtë që lëviznin në zonë. Policia ndërhyri, duke ndaluar persona, por vetëm katër prej tyre u arrestuan, tre shqiptarë dhe një italian.

Në makinën e njërit prej të arrestuarve u gjet e fshehur një sasi prej 2.5 kg heroinë, e cila do të shpërndahej tek shitësit me pakicë që furnizonin zonën.

Droga ka shifrën e 50 mijë eurove. Shqiptarët banonin në qytetin e Modenas, ndërsa italiani banonte në Puglia.

Policia ka sekuestruar edhe materiale për paketim, një bllok me numrat celularë të klientëve si dhe 3 500 euro para të holla.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close