Reagim - Tragjedia në Zvërnec, ja çfarë thotë Rama për rojet bregdetare
17/07/2017 - 9:11

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në facebook në lidhje me vdekjen e trefishtë një ditë më parë në plazhin e Zvërnecit.

Duke iu përgjigjur një komentuesi i cili pyet kryeministrin “A ka roje bregdetare aty ku i beni pushimet ju? ishalla jo, dhe paç fatin e atyre te pafateve te djeshem ne Vlore. Amin”

Rama shkruan: “Gafurr, ti s’ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:
Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!
Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes.
Te tjerat jane brockulla te ziera ne kazanin mediatik e politik, per arsye e qellime qe vetem me humanizmin nuk kane asnje lidhje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close