Itali, 37-vjeçarja shqiptare ther 3 vajzat e saj: U shmanga të ardhmen e dëshpëruar
09/03/2014, 10:19
Përditesuar: 09/03/2014, 20:06

Një tragjedi ka përfshirë një familje shqiptare në Itali. Tre vajza, 4, 11 dhe 14 vjeç janë vrarë me thikë nga nëna e tyre e cila më pas ka tentuar të vrasë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lecco të Italisë ndërsa autorja është 37-vjeçarja Edlia Dobrushi.

Sipas mediave italiane, pas marrjes në pyetje 37-vjeçarja ka pranuar se i ka vrarë ajo tre vajzat e saj.

“Nuk doja që vajzat e mia të bënin një jetë të mjerushme” ka thënë 37-vjeçarja duke shtuar se familja kishte vështirësi të mëdha ekonomike.

Alarmin e kanë dhënë fqinjët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë e cila e ka gjetur gruan të plagosur ndërsa 3 vajzat e saj të pajeta.

Sipas mediave italiane, babai i vajzave Bashkim Dobrushi prej kohësh nuk jetonte me familjen pasi ishte divorcuar me 37-vjeçaren pasi ajo kishte rënë në depresion.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të ndodhur në familjen shqiptare e cila prej vitesh jetonte në Itali.

Komento