Ital - Trafikantin shqiptar e “zbulon” zjarri, kapet me mbi 1 kg drogë “Amnesia Jack”
06/07/2017 - 17:26

Një pako me kanabis sativa e quajtur “Amnesia Jack” është sekuestruar në banesën e një shqiptari. Lënda narkotike u gjet rastësisht nga policia, ndërsa i kishte ardhur në ndihmë zjarrfikësve për shuarjen e një zjarri.

Ngjarja ndodhi në Bocchi në Brescia pas rënies së një zjarri në një apartament në katin e dytë të një ndërtese.

Për të fikur zjarrin, ishte e nevojshme hapja e një apartamenti në katin e parë. Qiramarrësi nuk po gjendej, ndërsa u kontaktua administratori i pallatit.

Me të hyrë në banesë, u ndje aroma karakteristike e marihuanës.

Në një nga dhomat, policia gjeti 1 kg e 600 gram kanabis. Në shtëpi ka pasur edhe 6,500 euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Qiramarrësi, një 31 vjeçar shqiptar u kontaktua për të parë pasojat e zjarrit, por policia e arrestoi për lëndën narkotike, ndërsa u bind se ishte në pronësi të tij.

“Amnesia Jack” është një medikament shumë i fortë i njohur për efektet e saj në tru për shkak se ndikon të harrohet gjithçka, normalisht për sa kohë je nën efektin e saj.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close