Velipojë - Trafikantët djegin gomonen me drogë, sekuestrohen 50 kg kanabis
18/06/2017 - 16:39

Policia e Shkodrës ka bllokuar një gomone e cila u konstatua se po digjej në det. Sipas informacioneve të policisë gomonia rreth 6 metra e gjatë dyshohet se kishte një sasi kanabis sativa.

Policia thotë se gomonia u konstatua ditën e djeshme, ndërsa me pas shërbimet e Policisë Kufitare përgjatë vijës bregdetare, në vendin e quajtur ‘Rana e Hedhun’ fshati Rrjoll, Velipojë kanë konstatuar mjetin lundrues teksa digjej.

“Nga hetimet paraprake  rezulton se në një gjatësi rreth 100 metër në të dy krahët përgjatë bregut të detit ku po digjej gomonia u konstatua lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e shpërndarë në mënyrë të çrregullt, me peshe 50 kg”, sqaron policia.

Gjithashtu në breg të detit, afër gomones u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autori/ët.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close