I ftohti - Tiranë, strehohen 193 persona në situatë rruge
09/01/2017 - 11:21

Bashkia e Tiranës informon se numri i personave që kanë kaluar mbrëmjen e acartë në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës ka arritur në 193 persona.

“Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë vijuar të punojnë me intensitet për evidentimin e personave që janë në kushte të vështira duke i strehuar në qendrat sociale,  si dhe u janë përgjigjur telefonatave të qytetarëve të cilët kanë lajmëruar për raste emergjente dhe që kanë pasur nevojë për trajtim” thuhet në njoftimin për shtyp

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112, që është numri i të gjithë emergjencave.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close