Para ambasadës franceze - Protestë e të rinjve në Tiranë: “Drejtësi për Haradinaj”
11/01/2017 - 13:06 Nga: Sonil Frashëri

Të gjitha forumet rinore të partive politike në vend u bënë bashkë për të protestuar kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Të rinjtë e forumeve politike e konsideruan këtë arrestim si absurd dhe të padrejtë duke qenë se Haradinaj ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Hagës dhe thanë se nëse Haradinaj nuk lirohet, ata do të vazhdojnë protestat edhe më masive

Tirane- Arrestimi i liderit të AAK, Ramush Haradinaj bëri për herë të parë bashkë të gjithë forumet rinore në Shqipëri dhe kryetarët e tyre. Edhe pse policia nuk i lejoi të shkonin përpara derës së ambasadës franceze, të rinjtë protestuan në hyrje të bllokut të ambasadave ku njëzëri kërkuan lirimin e zotit Haradinaj duke e konsideruar arrestimin e tij absurd.

 “Lironi një njeri që ka luftuar për lirinë dhe drejtësinë e tij e ka marrë në një shkallë të lartë. Nuk mund të burgoset Ramush Haradinaj, një njeri që ka luftuar për atdheun”.

 Belind Këlliçi: Të arrestosh Ramush Haradinaj është si të shpallësh luftë një kombi të tërë, shqiptarëve kudo që ndodhen në botë.

Rreth 500 të rinj të mbledhur në rrugën e ambasadave paralajmëruan protesta të tjera nëse Ramush Haradinaj nuk lirohet sa më shpejt.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close