Tiranë, goditet grupi i grabitësve, 5 të arrestuar
24/05/2013, 12:52

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini deklaroi se në sajë të operacionit të koduar “Glob” u arrestuat shtetasit Juxhin Gremi 22 vjec, Ertida Marini 26 vjec,  Aurel  Marini 27 vjec, Ardit Bektashi 23 vjec dhe Erold  Zguro 21 vjec.

Këta persona  dyshohet se në bashkëpunim me  njëri tjetrin në  ende dhe  kohë të ndryshme  kanë  vjedhur me  thyerje disa banesa të cilat ndodhen në territorin e Komisariatit të policise Nr.2 si në rrugët  “Muhamed Gjollesha”, “Irfan Tomin”, ish fusha e Aviacionit në Tiranë, etj.

Nga hetimi i kryer dyshohet se mënyra për të realizuar vjedhjet, ishte marrja me qera e banesave dhe më pas i vidhnin dhe u largonin pa kryer pagesat mujore.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa rrënjë bimë 1.3 metër të ngjashme si ajo e Kanabis Sativa të mbjellura në disa vazo.

Shtetasve të arrestuar ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale : një kasaforte me një shumë parash prej 5000 euro dhe 500 mijë lek të rinj, valixhe me dokumenta, disa computer, sende elektroshtëpiake,nje valixhe me vegla që shërbejnë për thyerjen e fishekëve të bravave të dyerve , si dhe nje  mjet i  tipi Benc me  Targe  AA 642 DB i cili perdorej nga  autoret per transportin e  maretialeve  te  vjedhura, etj.

Nga strukturat  e hetimit  të krimeve  të hapura  të Komisariatit të policisë Nr 2, në  bashkëpunim dhe me strukturat e komisariateve te tjera te Tiranës dhe Komisariatit policise Durres dhe Fier, po punohet per dokumentimin e disa vjedhje të tjera të ndodhura në kohë e qytete të tjera të Shqipërisë, të  cilat dyshohen se  janë kryer nga ky grup kriminal.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes ne bashkëpunim” dhe “Kultivim i bimëve Narkotike”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *