Tiranë, dy adoleshentë arrestohen me 440 gr kanabis në çantë
17/02/2017 - 11:50

Dy adoleshentë vetëm 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar pasi i janë gjetur 440 gram lënë narkotike e llojit kanabis sativa.

Informacionet janë tepër të kufizuara por burimet e policisë bëjnë me dije se droga i është gjetur në çantë dhe jashtë murit rretues të një shkolle 9 vjeçare në kryeqytet.

Dyshohet se lënda narkotike i është dhënë atyre nga një person tjetër nga një qytet tjetër i Shqipërisë dhe policia po punon për identifikimin e tij.

Informacioni i policisë:
Më datë 16.02.2017, në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. B dhe F. H, të datëlindjes 15 vjec dhe 16 vjeç banues në Tiranë, sepse ju gjetën e sekuestruan 440 (katërqind e dyzetë) gram me gjithë amballazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close