“Maja e Ksulit” - Tiranë, 54-vjeçari kapet në parcelën me kanabis
05/07/2017 - 9:51

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në një parcelë ku ishin mbjellë 434 bimë kanabis sativa.

Operacioni i koduar “Maja e Ksulit” u zhvillua në fshatin Urë, ku u arrestua edhe  Aqif Kryeziu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaron se: Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, se në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike  Cannabis Sattiva, ku shtetasi Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë, ku janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e  Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe  dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close