Arrestim - Tiranë, 37-vjeçari kapet në qendër të Vorës me pistoletë TT në automjet
19/06/2017 - 22:58

Një 37 vjeçar u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Seksionit të krimeve ndaj jetës, Shërbimet e posaçme operacionale dhe Forcat Shqiponja vunë në pranga  shtetasin Gerald Ciku, banues në Tiranë.

“Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në qendër Vorë, duke udhëtuar në automjetin tip Volksëagen, ku në çantën që mbante me vete, në brendësi të saj ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojt TT”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close