"Të bllokohen negociatat" - Thirrjet e Omonias dhe PBDNJ në Himarë, PDIU: Akt skandaloz, të hetohet
16/08/2017 - 17:24

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare nga përfaqësuesit e PBDNJ dhe Omonias drejtuar Greqisë dhe Qipros për bllokimin e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU deklaron se “thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale”.

Sipas saj, prania e përfaqësuesve të Ambasadës greke dhe të deputetit patericë që nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet e bën edhe më të turpshëm këtë akt.

PDIU i bën thirrje Prokurorisë të hetojë këtë akt skandaloz që ndodh ditën me diell në zemër të Shqipërisë.

“Himara ia ka dhënë qartë përgjigjen grekomanëve gjatë gjithë historisë, sikurse edhe sot me votë, se është pjesë e pandashme e shqiptarisë” thekson PDIU.

Sipas kësaj partie, ka ardhur çasti, që qeveria shqiptare, të zbatojë reciprocitetin dhe të heqë shtetësinë shqiptare për çdo person me dyshtetësi që vepron kundër dobisë kombëtare shqiptare, siç Athina ka bërë këto kohë me shume patriotë shqiptarë.

Dy ditë më parë përfaqësues të Omonias dhe PBDNJ-së organizuan një protestë në Himarë me temë pronën dhe rikthimin e saj tek pronarët legjitimë. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues nga Ambasada greke.

“Mos të harrojmë që ne kemi dy vota ne Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të antarësohet në BE” deklaroi Fredi Beleri, kryetar i OMONIA-s, dega Himarë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    nuk ka vend per shqetsim eminent,keto persona mund te quhen nongrata ne shqipri mund ti hiqet shtetesia dhe mund te kthehen ne shtetin ame ,njekohesish duhen hapa ligjore per ,ndalimin e ligjit qe esht bere per pranimin e andarteve grek te cilet shteti helen i ka ndjekur per ti vrare ,si komunis ,le tua dergojme e ti vrasin tani,kurse persa i takon negociatave me b, e ,nuk kan ndikim sepse ligjet dhe rregullat e brendeshme i rrespektojne te gjith keta jane ligje normaliteti brenda perbrenda cdo shteti ,sa bukur dhe sa mire ben grekerit ndaj nje shqiptari vetem perse ka piktoruar flamurin shqiptare u denua dhe dhane mesazhin cnjerzore kundraproduktiv ai qe ndiehet grek le te kthehet ne vendlindje,ne spo bejme asgje me shum ato qe nuk ndjehen shqiptare ne trojet tona le te kthehen ne shtetin ame

Komento

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close