Terminal i ri për autobusët e Juglindjes, Veliaj: Tarifa më e ulët në Tiranë
12/02/2017 - 12:13 Nga: Manjola Hasa

Autobusët që vijnë nga Elbasani, Korca dhe Pogradeci do të kenë vendqëndrimin e tyre në terminalin e ri pranë Qyteti Studenti. Përvecse një teminal, kjo hapësirë do të shërbej edhe si një paring publik nën administrimin e Tirana Parking. Por ndryshe nga vendqëndrimet e automjeteve në zonën A që kushton 100 lekë ora, në këtë parking tarifa është më e ulët 3 orë/50 lekë.

Veliaj: Ne filluam vitin duke pastruar të gjitha makinat që parkoheshin në hyrje të liqenit nga Fakulteti Gjeologjik. Liqeni është i qytetarëve, parku është për familjarët. Nuk mund të jetë një garazh i madh makinash. Duke aplikuar tarifën më të ulët sot në Tiranë, 3 orë 50 lekë.

Elez Gjoza, administrator i Njësisë 2: Tirana tashmë po bën disa parkingje në njësinë bashkiake nr. 2 dhe unë si administrator jam i ndjeshëm karshi këtij fenomeni. U bëj thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shumë biçikleta.

Duket e konsideruar këtë si një investim të nevojshëm për qytetarët që përdorin transportin interuban por dhe drejtuesit e automjeteve Veliaj tha se terminali do të rrisë dhe sigurinë.

Veliaj: Ky shesh ka qenë shumë i ndotur, ishte pamja e parë në hyrje të vendit ku jeton e ardhmja e Shqipërisë; një shesh me mbeturina, me papastërti dhe inerte, çka binte në kontrast me çfarë po përpiqemi të kultivojmë me studentët që jetojnë këtu. Ambienti është shumë më i pastër dhe ka një rol të dyfishtë: Gjysma ka 100 vende parkimi për qytetarët, profesoratin, vizitorët në “Qytetin Studenti”, për vrapuesit nga liqeni, kurse gjysma tjetër është një terminal i përkohshëm për linjat e Pogradecit, Librazhdit apo Korçës.

Ky parking ka një kapacitet prej 100 vende,  hapësira të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe një sistem elektronik tarifimi.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close