Tiranë - Tentohet të grabitet kazinoja, arrestohet autori, në kërkim shoku i tij
16/04/2017 - 8:09

Një kazino është tentuar të grabitet nën kërcënimin e armëve  në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 minuta të mëngjesit të së dielës në zonën e Kombinatit.

Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar Armando Demiri 30 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij shtetasin me iniciale D.S 29 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë edhe i armatosr.

“Në orën 04:10, në numrin e Energjencave 112 , ka ardhur një telefonatë se në zonën e Kinostudio, dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë i armatosur, kanë tentuar të vjedhin në Casino. Me marrjen e njoftimit shërbimet policore shkojnë në vendngjarje dhe disa minuta pas telefonatës dhe falë veprimeve të shpejta dhe mirëkoordinimit të shërbimeve kanë bërë të mundur të kapim një prej autorëve të dyshuar”, sqaron policia.

Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta dhe po ushtron kontrolle në banesën e tij apo të afërmve ku mendohet të fshihet me qëllim kapjen e tij.

Ne foto: Veshjet qe kane perdorur grabitesit te sekuestruara nga policia

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close