Burime të Ora News - Tensione mes Gjanës e Mezinit. Imami, Bashës: Pse duhet të besojmë?!
21/09/2017 - 21:25

Mbledhja e kryesisë së PD e cila ka zgjatur më shumë se 4 orë është karakterizuar me debate të forta pro dhe kundër kryetarit Lulzim Basha.

Fillimisht Ora News disponoi një informacion sipas të cilit anëtarja e kryesisë Valbona Mezini dhe Jemin Gjana kanë zhvilluar një debat mjaft të ashpër dhe ku burimet thanë se ka pasur edhe tentativë për konfrontim fizik. Mësohet se shkak ka qenë ndërhyrja disa herë e anëtarës së kryesisë Valbona Mezini gjatë kohës që fjalën e kishte marrë Gjana.

Me interes është ndjekur edhe ndërhyrja kritike e kreut të departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltez, ndërsa burimet bëjnë me dije se duke bërë analizën e zgjedhjeve të 25 qershorit, Malltezi mësohet të jetë shprehur se demorkatët janë demotivuar dhe se duhet të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundërt nuk u dokumentua asgjë.

Ndërkohë debate ka pasur edhe mes Arben Imamit. Ish-ministri i Mbrojtjes i ka thënë kryetarit të PD se: Analizën ta ka bërë Berisha, mjafton ti ta kuptosh.

“Pse s’kishim nevojë për bashkim para 6 muajsh? Se ti vendose kështu”, ka vijuar më tej Imami.

“Unë jam i hapur për bashkim, por duhet të japësh prova pse të besojmë“, mësohet se i ka thënë Imami Lulzim Bashës.

Ndërsa kryetari Basha është shprehur i hapur për qetësimin e debateve në emër të bashkimit. Sipas liderit të demorkatëve përplasja në këtë forcë politike shkon në favor të Edi Ramës. Lider i PD ka lënë të hapur derën për të dalë jashtë PD për këdo që sic tha ai është kundër PD.

Deputetja Jorida Tabaku ka tërhequr vëmendjen duke thënë se nukë shtë asapk mirë që kolegët të shajnë drejtuesit.

“Të fillojmë të punojmë, të dalim në terren- ka thënë Tabaku, duke theksuar se për analizën duhen dërguar njerëz me eksperiencë dhe jo arrogantë”.

Ne foto: Deputetet e PD dalin nga Kryesia pas mbledhjes

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close