Tiranë - Tentativë grabitje në “Rrugën e Dibrës”, plagoset pronari i argjendarisë
17/07/2017 - 10:23 Nga: Keti Banushi

Tentativa e një grabitje në kryeqytet për pak sa nuk ka shënuar edhe një viktimë. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të ditës në rrugën e Dibrës ku në përleshje me grabitësin është plagosur pronari i argjendarisë. Agresori i ka shpëtuar ndjekjes se policisë por gjithçka është fiksuar nga kamerat. 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e kësaj të hëne.22-vjeçari, Vangjel Kashara, pronar i një argjendarie në rrugën e Dibrës fare pranë Medresesë, ka mbetur i plagosur nga një person që kishte tentuar  ta grabiste.

Sipas policisë, 22 vjeçari u përlesh me autorin e grabitjes, por mori një plumb afër qafës.

Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.  Sipas policisë, autori hyri në ambientet e argjendarisë i pa maskuar, ndërsa nën kërcënimin armës kërkoi para.

Agresori ka hasur në rezistencën e Kasharës, i cili në ikje e sipër jashtë ambienteve të biznesit, qëlloi 22-vjeçarin që e ndiqte nga pas.

Në biznes u sekuestruan dhe disa kamera sigurie, ndërsa grabitësi i cili dyshohet se ka qenë i vetëm, u largua në rrugicat pas pallateve.  

Por ngjarja e rëndë nuk është e para për familjen Kashara. Në 1997 në një tjetër tentativë grabitje të argjendarisë së familjes, mbeti e vrarë e ëma e Vangjelit, Flutura Kashara.

Në atë kohë, krimi i rëndë mbeti pa autor.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close