Shijak - Qëllohet makina e biznesmenit Dashamir Gjoka, ishte me të bijën
23/08/2017 - 15:20

Makina e biznesmenit të njohur Dashamir Gjokës është qëlluar me automatik rreth orës 14: 40 minuta në vendin e quajtur “Katër rrugët” në Shijak.

Mësohet se në makinë ka qenë dhe vajza e tij. 

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të plagosur apo të lënduar pasi makina ka qenë e blinduar.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për arrestimin e autorëve të ndryshëm.

Ora 15: 26 Informacioni paraprak i policise Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak” , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ. Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Arrestimi per qellim ekstradimin – Ndërkohë dje po në Shijak është ndaluar Rudin Çalliku 44 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës. Ai është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë ku është i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale” “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr.
116/2002REG.Gl,datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal talian,” informon policia.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

(Foto: arkiv)

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close