Task Forca kundër kanabisit në Fier do raportojë çdo 5 ditë
07/06/2017 - 14:31

Task Forca për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës në qarkun e Fierit, do të raportojë çdo pesë ditë. Kështu urdhëroi në takimin e parë, prefekti i qarkut të Fierit Vasil Bregu  i cili ka kërkuar edhe informacion të detajuar për tunelet dhe banesat e lëna me qira që mund të përdoren nga trafikantët. në zbatim të udhëzimit të përbashkët mes ministrive dhe prokurorisë këtë vit në task force merr pjesë edhe përfaqësuesi i akuzës.  

Vasil Bregu prefekti qarkut Fier: Detyrë e veçantë kërkohet sidomos nga inspektoriatet, sidomos nga inspekoriati i bujqësisë, sepse janë në terren, shikohet terreni. Nga inspektoriati i mjdeisit, nga DSHP. Një drejtim të vecantë edhe nga drejtoria arsimore për parandalimin tek brezi i ri.

Drejtori i policisë së qarkut Fier Albert Nushi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim koordinimin e veprimeve. 

Albert Nushi, drejtori i policise qarkut Fier: Një ndihmë e madhe për të arritur qëllimin është bashkëpunimi me strukturat dhe institucinet të cilat kanë kontroll territori.

Në takim u nënvizua se qëllimi  nuk është thjesht penalizimi i trafikantëve por parandalimi dhe ndërgjegjësimi i popullsisë se kjo lloj veprimtarie ka marrë fund. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close