20-22 mars - Takimi i koalicionit anti-ISIS, Bushati vizitë dy ditore në SHBA
20/03/2017 - 11:37

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë zyrtare dy-ditore në datat 20-22 mars 2017 në Uashington D.C. në kuadër të takimit të Koalicionit anti-ISIS, i organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Në fokus të vizitës do të jenë marrëdheniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në vend dhe roli i SHBA-së në rajon.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close