Lushnje - Tahiri: Për policët privatë, paga minimale të jetë 33 mijë lekë
17/02/2017 - 12:51 Nga: Julian Kasapi

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi nga Lushnja, se minimumi i pagës së punonjësve të policisë private  do të jetë 330 mijë lekë të vjetra.

Tahiri tha se tashmë rritja me 50% mbi pagën minimale është ligj dhe Policitë Private nuk mund të jenë foletë ku strehohen njerëz që shfrytëzohen si skllevër.

Tahiri: Janë 9 mijë policë privatë. Janë më shumë se në policinë e shtetit.  Kemi miratuar një ligj ku sanksionohet se polici i policisë private do të paguhet 50 % më shumë sesa paga minimale e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Minimumi i pagës duhet të jetë 33 mijë lekë. Do të bëjmë çmos me të gjitha mekanizmat  deri tek mekanizmat e kontrollit fiskal  që të detyrojmë kompanitë e sigurisë private tju paguajnë aq sa ju takon ligji.

 Takimi i ministrit të Brendshëm me punonjës të policive private të qarkut të Fierit, vjen pak ditë pas grabitjes së një banke të nivelit të nivelit të dytë, ngjarje për të cilën u arrestuan edhe punonjësit e kompanisë private të sigurisë që bënte shoqërimin e parave.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Promises for agriculture, PM: We will invest more; we will fight to receive 71 seats

Close