Takim me të rinjtë në Kamëz - Tahiri: Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet
21/04/2017 - 11:30

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri zhvilloi një takim me votuesit e herës së parë në Kamëz.

Duke u shprehur i bindur se më 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, Tahiri kërkoi votën për PS, ndërsa tha se Opozita nuk do zgjedhje sepse kërkon ët mbajë peng Shqipërinë.

Tahiri: Ka ca që nuk duan zgjedhje fare, sepse nuk duan të përballen me të vërtetat. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng Shqipërinë. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë gjyqtarët e korruptuar, sesa ju! Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë pushtetin e tyre, sesa pushtetin tuaj, pushtetin që ju takon ju. Ka ca që nuk duan zgjedhje, se duan karrigen e tyre, nuk duan mirëqenie dhe punësim për ju. Por, më 18 qershor këto rrugë do ndahen. Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet.

Tahiri u kërkoi të rinjve të të marrin në dorë fatin e tyre.

Tahiri: Kush është sot 25 vjeç, ka lindur duke pasur Saliun në qeveri, në vitet ’90-të. Dhe është akoma sot që do të mbajë peng Shqipërinë. I njëjti njeri. Ne na duhet që ju, pikërisht ju, të rinjtë, të marrin në dorë fatin e tyre.

 Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u tha të rinjve se më 18 qershor të gjithë bashkë duhet  të kthejnë faqen e historisë për Kamzën.   

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close