Ora News dhe IPR Marketing - Surpriza, shqiptarët duan Kryeministër teknik, kryesisht votuesit e LSI
19/06/2017 - 22:50

Shqiptarët duket se janë të lodhur nga liderët aktualë politike.

Një fakt i tillë konfirmohet nga sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing, ku pyetjes së drejtuar nëse për Shqipërinë do të ishte më mirë sikur Kryeministri i ardhshëm të jetë një teknik, politikan apo nuk e di, 56.7% e zgjedhësve të pyetur kanë preferuar një Kryeministër teknik.

Interesant është fakti se ata që e duan më tepër një figurë teknike në krye të qeverisë janë votues të LSI.

Politikan e duan 27.5% e të anketuarve, dhe kryesojnë votuesit e PS. Ndërsa nuk e di janë përgjigjur 15.8%, dominon elektorati i pavendosur.

Sondazhi u publikua me 19 qershor 2017.

Lexo me shume: Sondazhi kombëtar: PS 48%, PD 33%, LSI 13%, LIBRA 2.3%

Bojkotuesit dhe të pavendosurit për 25 qershorin s’kanë votuar as në 2013

Sondazhi per qarkun Tirane: PS merr 16 mandate, 13 PD, 4 LSI, 1 LIBRA

Sondazhi per qarkun e Korces: PS shënon rritje dhe merr 6 mandate, PD 4 e LSI 1 mandat

Sondazhi per qarkun e Vlores: Rama rikonfirmohet me 8 mandate. PD dhe LSI 2 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close