Deshmia ekskluzive - Stuhia në Divjakë, dëshmitarja tregon frikën kur pema shembi kabinën
13/08/2017 - 14:26

Majlinda është një vajzë e cila ka shpëtuar fatmirësisht mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 23:00 kur nisi stuhia me erëra të forta së bashku me të atin ata kanë qenë në një dhomë plazhi në Parkun Kombëtar të Divjakës.

“Ishte një stuhi e madhe që erdhi menjëherë. Unë isha me babin në dhomë dhe kishim mbyllur derën me çelës pasi po frynte erë e fortë. Në moment ra pema dhe na zuri poshtë” tregon Majlinda në një bisedë telefonike për redaksinë online oranews.tv

Ajo thotë se është dashur ndërhyrja e pushuesve të tjerë, për t’i nxjerrë nga kabina ndërsa vetë ka gërvishtje në këmbë fytyrë.

 “Në dhomën tonë ra pema, ndërsa dhomat e tjera u mbushën me ujë. U desht ndërhyrja e pushuesve për të na nxjerrë. Ata shqyen derën sepse ishte e mbyllur me çelës. Unë kam gërvishtje në fytyrë  e në këmbë”

Ajo tregon se shumë pemë u dëmtuan duke zënë dhe makina poshtë.

Stuhia e mbrëmshme shkaktoi dëme të mëdha në Divjakë

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close