“Clark University Gala” - Studentë shqiptarë dhe amerikanë kërcejnë vallen e Rugovës në SHBA
15/04/2017 - 19:41

Shqipëria u përfaqësua në evenimentin e “Clark University Gala” nga studentë amerikanë dhe shqiptarë. Performanca e tyre përfshin muzikë nga Vallja e Rugovës dhe nga kënga “Shqip Dance”, koreografinë e të cilës e ka realizuar Iva Hoxha.

Vetë koreografja Iva Hoxha, në fillim ka treguar sesi ajo ka emigruar në Amerikë kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe se ka nisur që të mësojë vallëzimin nga gjyshi i saj, diçka që fillimisht kishte qenë e vështirë për të dhe që ajo e kishte konsideruar si të dalë nga moda.

“Nuk e dija anglishten, kur kam ardhur në Amerikë, prandaj mënyra ime e komunikimit me njerëzit ka qenë përmes vallëzimit”- ka treguar Hoxha, duke theksuar se pikëpamja e saj mbi vallëzimin tradicional pastaj ka ndryshuar dhe është krenare që këtë valle po e shfaq para publikut.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close