Stina e ftohtë e dimrit, mjekët dermatologë: Kujdes me lëkurën
30/11/2013, 14:28
Përditesuar: 30/11/2013, 16:34

Me afrimin e stinës së dimrit dhe temperaturave të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës është edhe më i lartë.

Sipas mjekut dermatolog, Argjir Përmeti, ndryshe nga çdo pjesë e organizmit të njeriut, lëkura është ajo që ka dhe kontaktin e parë me të ftohtin, ndaj shprehet Përmeti, vëmendja që duhet t’i kushtojmë duhet të jetë e lartë, sidomos ndaj të ftohtit të acartë.

Sipas Dermatologut, Argjir Përmeti, i ftohti krijon jo pak shqetësime tek popullata dhe kjo është më se e dukshme tek fëmijët dhe të moshuarit.

Rastet e të prekurve nga i ftohti janë jo të pakta,ku morthi siç njihet në gjuhën popullore, ka fluksin më të lartë të pacientëve që kanë nevojë për mjekim.

Komento