Raporti i INSTAT për 2017 - Statistikat e krimeve, shtohen rastet e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve
15/06/2017 - 15:01 Nga: Pranvera Bozhiqi

Shqetësuese vijnë shifrat e INSTAT për rastet e veprave penale dhe llojit të krimit. Në tre muajt e parë të 2017 janë rritur rastet e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, krimet ndaj shtetit, pasurisë dhe personit. Ndërsa në rritje rezultojnë edhe krimet seksuale.

Në tremujorin e parë të këtij viti është rritur numri i veprave penale të kryera kundër shtetit, personit, akteve terroriste dhe kundër mjediseve krahasuar kjo me vitin 2016.

Statistikat e krimeve të bërë publike në Instituti i Statistikave thonë se në tre muaj janë regjistruar 7829 autorë dhe 7495 vepra penale.

Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ka pasur rritje në tre muaj të 2017, duke arritur në 379 raste nga 312 që ishte në 2016 dhe po ashtu edhe autorët e kësaj vepre janë shtuar nga 395 në 481 persona në 2017. Ndërsa janë ulur rastet e kultivimit të bimëve narkotike.

Por në total vijon që peshën më ta madhe të veprave penale ta kryesojnë krimet kundër pasurisë, në sferën ekonomike, si vjedhje kompanie, vjedhje lokale tregtie, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, vjedhje të energjisë elektrike, shkatërrim i pronës, mashtrime dhe shkelja e të drejtës së pronësisë industriale të cilat në total rezultojnë 2956 të tilla.

Gjatë tre muajve të 2017 rezulton se 250 autorë nuk kanë paguar tatimet dhe taksat duke e rritur numrin e veprës penale nga 128 në 245.

Kundër shtetit janë kryer 2683 krime me një rritje 2.7% krahasuar me 2016, kryesisht vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike që zënë edhe peshën më të madhe me 76%. Rritje me 2.6% kanë shënuar krimet ndaj personit, duke arritur në 1522 nga 1484.

Një rënie të lehtë kanë krimet kundër jetës me 330 raste nga 335 që ishin vitin e kaluar, krimet kundër shëndetit, vetëvrasjet nga 300 në 299. Por është rritur numri i rasteve të krimit seksual me 29 raste nga 16 që ishte në tre muajt parë të 2016, ndërsa nuk ka përmirësim situata e veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes me 382 raste dhe 400 autorë.

VEPRAT PENALE NË TREMUJOR

                                                                                2017                                       2016

Kundër pasurisë                                               2956                                       3277

Kundër shtetit                                                   2683                                       2613

Kundër personit                                               1522                                       1484

Banda kriminale                                                214                                         277

Kundër mjedisit                                                64                                           54

Kundër drejtësisë                                            52                                           58

Akte terroriste                                                  3                                              1             

Prodhimi shitja e narkotikëve                     379                                         312

Trafikimi i narkotikëve                                   63                                           18

Korrupsioni                                                         284                                         211

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close