Kuvend - Hysi dhe Paloka nënkryetarë Parlamenti, votohet edhe kryesia e komisioneve
14/09/2017 - 11:11

Parlamenti  ka nisur zyrtarisht punën  për legjislaturën e re, duke konstituar të gjitha organet e tij.

Gjatë seancës së enjetës, deputetët votuan përberjen e komisioneve parlamentare  delegacioneve por dhe organeve të tjera sië janë byroja, këshilli për legjislacionin  si dhe këshillin për rregulloret dhe imunitetin.

Mazhoranca do të drejtojë 5 komisone parlamentare, duke nisur nga ai i Ekonomsië dhe Financat ku kryetar u votua Erion Brace ndërsa zevendëskryetar do të jetë deputetja e PD Jorida Tabaku. Komisionin e Sigurisë Kombëtarë do ta drejtojë ish ministrja Ermonela Felaj e cila ka drejtuar komisionin hetimore për drogën, në krye të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese do të jetë deputeti Eduard Shalsi, deputeti Ulsi Manja do të jetë kryetar i Komisionit të ligjeve ndërsa zvendëskryetar është emeruar demokrati Eduard Halimi.

Komisioni i Politikës së Jashtme do të drejtohet nga ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ndërsa parlamenti ka vendosur që të ketë dy zvendëskryetar, ish ministrja  e Integrimit Klajda Gjosha dhe deputeti demokrat Tritan Shehu.  

Ndërkohe tre Komisionet Parlamentare që i përkasin opozitës ndahen mes PD dhe LSI. Komisioni per çështjet sociale dhe shëndetësisnë  do të drejtohet nga deputeti Petrit Vasili,  kosmioni i Medias nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe komisioni i Integrimit nga deputeti Genc Pollo.

Gjithashtu parlamenti ka votuar dhe një ndryshim në rregullore, duke i dhënë mundësi deputetëve të jenë anëtarë  të jo më shumë se dy kosmioneve të përhershme parlamentare, ndryshe nga sa ishte ku deputetët mund të merrnin pjesë vetëm në një komision.  Ndërkohë në vendim thuhet se deputeti mund të marrë pjesë në komsionet e tjera po pa të drejtë vote. 

Ndërkaq gjatë seancës për konstituimin e organeve,  Parlamenti  ka votuar deputetin demokrat Edi Paloka dhe deputeten Socialsite Vasilika Hysik,  në postin e nënkryetarit. 

Komisioni i Ligjeve

-Ulsi Manja kryetar, PS
-Eduard Halimi zv/kryeat PD
-Klotilda Bushka sekretare, PS

Komisioni për ekonominë dhe financat

-Erjon Brace kryetar, PS
-Jorida Tabaku zv/kryetare, PD
-Anastas Angjeli sekretar, PS

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

-Ermonela Felaj kryetare, PS
-Flamur Noka zv/kryetar, PD
-Pjerin Ndreu sekretar, PS

 Komisioni për veprimtari prodhuese

-Eduard Shalsi kryetar, PS
-Florian Mima zv/kryetar, PD
-Besnik Bare sekretar, PS

Komisioni i Arsimit dhe mjeteve të informimit publik drejtohet nga PD

-Albana Vokshi kryetare, PD
-Milva Ekonomi nënkryetare, PS
-Fidel Ylli sekretar, PS

Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga LSI

-Petrit Vasili kryetar, LSI
-Elisa Spiropali nënkryetare, PS
-Klodiana Spahiu sekretare, PS

Komisioni për politikën e jashtme

-Mimi Kodheli kryetare, PS
-Klajda Gjosha zv/kryetare, LSI
-Elona Gjebrea sekretare, PS

Komisioni për Integrimin Europian

-Genc Pollo kryetar, PD
-Bledar Çuçi nënkryetar, PS
-Fatmir Velaj sekretar, PS

Ruçi kritikon krerët e grupeve parlamentare, ndërpret seancën

Kuvendi ishte parashikuar që të niste punimet në orëbn 11:00, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendje kryetarëve të grupeve parlamentare, pasi nuk kanë qenë korrekt në dorëzimin e emrave të propozuar prej tyre. Për këtë arsye Ruçi kërkoi pushim deri në zbardhjen e emrave.

Ruçi: Sic kam premtuar që do të jemi rigoros për fillimin e punimve të kuvendit. Po e filloj vërejtjen e parë me mungesën e korrektësisë të kryetarëve të grupeve parlamentare që nuk mund të vazhdoj më tej, prandaj ju lutem pak pushim dhe pak durim sa të zbardhen propozimet e drejtuesve të grupeve parlamentare që ju keni zgjedhur.

Ja çfarë do diskutohet sot në Kuvend

Në këtë seancë grupet parlamentare do të dorëzojnë zyrtarisht emrat dhe përbërjet e Komisioneve Parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit dhe më pas do të bëhet zgjedhja e tyre. 

Ndërkohë sot  pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithësej.

Nga kampi i opozitës duket se Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë.  

Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.

Përveç emrave të kryetarëve, Partia Socialiste do të diskutojë edhe  ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Rendi i ditës në Kuvend

1. Njoftime (Nenet 7, 13, 14, 44, pika 3 e Rregullores)
2. Projektvendim “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve, Byrosë dhe
përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” (Nenet 8, 9, 10 dhe 10/1
Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
 Koha e votimit
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme
të Kuvendit” (Nenet 21, 22 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
 Koha e votimit
4. Projektvendim për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të
projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 166,
datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 28 i Rregullores, votim me
shumicë të thjeshtë)

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close