Merr fund bashkëqeverisja - Ministrat teknikë dorëzojnë dorëheqjet, qeveria s’njeh raportin për zgjedhjet
17/08/2017 - 14:10

Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja Ledina Mandia paraqitën sot në mesditë dorëheqjen nga qeveria  “Rama”.

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News, se shkresat e dorëheqjes janë dërguar me postë dhe email në kryeministri. 

Gjithashtu Mandia si kreu i Task Forcë ka dorëzuar dhe raportin me shkeljet e konstatuara gjatë fushatës dhe dhe ditës së zgjedhjeve.

Me largimin e tyre – zv/kryeministres Ledina Mandia,  Dritan Demiraj (ministër i Punëve të Brendshme), Arben Beqiri (ministër i Shëndetësisë), Xhulieta Kërtusha (Ministre e Mirëqenies Sociale), Helga Vukaj (ministre e Financave), Mirela Karabina (ministre e Arsimit), Gazment Bardhi (ministër i Drejtësisë) – në detyrë do të jenë zv/ministrat edhe pse Kushtetuta e përcakton se titullari nuk largohet deri në zëvendësimin e tij.

Vetë ministrat prej kohësh kanë nisur delegimin e kompetencave.

Pse qeveria e quan raportin jo korrekt? 
Sa i takon raportit mësohet proceduralisht jo korrekt dhe i paligjshem.

Kjo me argumentin se nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task Forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi Task forcen dhe përcaktoi funksionet e saj në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha.

Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se Task Forca është krijuar mbi bazen e një VKM-je, dhe në përbërje është më e gjerë se sa ministrat teknike.

Ndaj dhe argumentohet se çdo duhet te diskutohej votohej në Task Force. Fakti që ky raport nuk është diskutuar në pjesëmarrjen e plotë e bën të paligjshme.

Gjithësesi pritet që në 27 gusht, partia Socialiste të mbledhë asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës.

Keshtu merr fund bashkëqeverisja PD-PS e lindur pas marrëveshjes Rama-Basha mbrëmjen e 18 majit. Ministrat teknikë e morën detyrën  më 23 maj dhe e lanë më 17 gusht 2017.

Mesazhi i Demirajt pas largimit si ministër, s’ka dilema për “Rama 2”

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close