Denoncimi - Skandali në BOOM: Ja si vidhet karburanti i boteve të Ujësjellësit
17/07/2017 - 19:20

Emisioni “BOOM” ka denoncuar dje përmes kamerave të fshehta një rast të pastër të abuzimit me detyrën, ku brenda një ambienti të ndërmarrjes së Ujësjellësit Tiranë, disa persona shfaqen duke vjedhur karburant nga depozitat e boteve. Me pas sasia e vjedhur me bidona transportohet jashtë ndërmarrjes me makina private. Vjedhja ndodh në mënyrë të përsëritur gjë që faktohet nga tre kamerat e fshehta të realizuara në dite ditë të ndryshme. 

Vjedhja e karburantit nga botet e Ujësjellësit Tiranë, ishte nje tjeter skandal i  publikuar në emisionin “BOOM”. Tre kamerat e fshehta realizuar në tre ditë të ndryshme në një nga ambientet e Ujësjellësit të Tiranës pranë rrugës Artan Lenja, tregojnë se si pranë ndërmarrjes se njësise nr 4 , ditën për diell, abuzohet me detyrën, duke marrë karburant nga botet e ujit në makinat e tyre private. Në njërën nga kamerat tregohet se si përmes një tubi qe futet brenda në depozitën e karburantit, mbushen disa bidona të cilët më pas nxirren jashtë ndërmarrjes.

Në dallim nga rasti i parë, ku për kamoflazh bidonat ishin jotransparent, herën e dytë, keqbërësit nuk janë treguar dhe aq të  kujdesshëm, duke përdorur bidona transparent nga të cilët duket qartë ngjyra e karburantit.

Rasti tjetër sjell pamje nga mbushja e depozitës së karburantit të një makine private me anë të një bidoni plastik direkt në oborrin e ndërmarrjes, pranë botit të ujit nga është marrë ky karburant. 

Tre rastet tregojnë vjedhjen në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre vepër e cila nga kodi penal , denohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë deri në një milion lekë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close