Tirane - Sigurohen pamje të atentatit tek “Komuna e Parisit”
04/08/2017 - 13:34

Ora News siguron pamje të atentatit ndaj 24 vjeçarit Lorenc Hoxha ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Videoja mban datën 3 gusht 2017, dhe në ekran është shënuar ora 19: 51 minuta. Policia është njoftuar në 19:55 për ngjarjen 

Në një moment nga një makinë e zezë, tip fuoristradë zbresin dy të rinj, njëri i veshur me të bardhë dhe pantallona të shkurtra (xhinse), ndërsa personi tjetër është i veshur me pantallona të zeza dhe të gjata.

Personi me bluzë të bardhë i afrohet makinës luksoze të Hoxhës dhe e qëllon atë me pistoletë. 

Pasi dalin nga makina ata drejtohen pranë kryqëzimit, në drejtim të Komunës së Parisit, për të humbur gjurmët më pas.

Pas disa sekondash dëgjohet një e shtënë. Më pas makina e e të plagosur drejtohet për tek rruga “Sulejman Delvina”, ku edhe e braktis në një rrugicë. 

Policia ka marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh dhe kjo video është në dispozicion edhe të policisë dhe do të ndihmojë për të zbardhur autorët e krimit.

 

 

Policia informoi dje : “Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha, 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”. 

Sipas dëshmitarëve 24 vjeçari nga Bulqiza është plagosur në shpatull dhe në pamundësi për të drejtuar automjetin është përplasur me një nga shtyllat e kësaj rruge. Automjeti ka përfunduar në hyrje të pallatit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Bllofi i certifikatave, BOOM: Urdhri i qeverisë shton më tej burokracitë

Close