Si e shfrytëzojnë nxënësit pushimin?!
11/01/2017 - 15:16 Nga: Manjola Hasa

Kjo është java e dytë  e janarit pa mësim për nxënësit dhe studentët. Në këto pushime të gjatë dimërore për shkak të motit të ftohtë dhe epidemisë gripale, fëmijët po gjejnë mundësitë e tyre të argëtimit. Nga modeli më i mirë, ai i leximit të teksteve jashtë shkollore, deri tek televozori dhe interneti janë alternativat e të miturëve për të qëndruar në shtëpi dhe për të kaluar ditët e ftohta të janarit.

Çecilia Hyskaj është 12 vjeçe, është në Klasën e 6-të dhe mëson në shkollën “28 Nëntori” në kryeqytet. Ashtu si bashkëmoshtarët e saj dhe nxënësit e studentët e tjerë në të gjithë vendin, Çeçilia nuk shkon në shkollë këtë javë, pasi ministria e Shëndetësisë urdhëroi mbylljen e çerdheve, kopshteve, shkollave dhe universiteteve për  shkak të motit të ftohtë dhe epidemisë gripale.

Çecilia Hyskaj: Unë zgjohem, marr një libër për të mësuar, pastaj dal. Po lexoj një libër jashtë klase, “Burimi i dijes”.

Detyrat e lëna nga mësuesit i ka përfunduara, por preferon të zgjerojë dijet duke lexuar libra jashtë shkollor.

Ndryshe nga fëmijët e moshës së saj, 12 vjeçarja kalon pak kohë para kompjuterit dhe televizorit.

Gazetarja: Çeçilja sa orë kalon para televizorit?

Çecilia Hyskaj: Asnjë orë gjithë ditë. I rekomandoj të gjithë bashkëmoshatarëve të lexojnë dhe mos rrinë para TV dhe interentit.

Argëtimin e gjen me fëmijët e tjerë parkun e lodrave në lagjen  e saj, në Laprakë. Ata luajnë duke sfiduar edhe të ftohtin e pazakontë të Tiranës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha: Në inagurimin e Trump me ftesë zyrtare dhe jo biletë

Close