Tirane - S’i binden agjentëve të krimeve dhe godasin njërin prej tyre, arrestohen 3 të rinj
10/01/2017 - 10:05

Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale. Më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e 9 janarit 2017 nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1.

Në flagrancë janë arrestuar Enea Kapo, 20 vjeç, banues në Tiranë, Skerdi Hyka, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Brahim Spahiu, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Policia informon: “Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.01.2017, rreth orës 23:30 në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, shtetasin F. T.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2-25 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kërcimi fantastik i babait me vajzën

Close