I jepet lamtumira aktorit të madh të skenës Roland Trebicka
Vendi - 07/03/2013 11:00

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë, Roland Trebicka është nderuar sot për herë të fundit nga familjarë, miq e kolegë, por edhe nga publiku që e ndoqi gjithë këto vite.

Miq, kolegë, të afërm, qytetarë por edhe personaliste të larta të politikës dhe të kulturës shqiptare kanë zhvilluar për 2 orë homazhe në Teatrin Kombëtar për nder të aktorit të madh Roland Trebicka.

Më pas, nën tingujt e muzikës funebre, shoqëruar edhe nga duartrokitjet e qindra të pranishmëve ne oborrin e Teatrit Kombëtar aktori i madh i skenës, Roland Trebicka është përcjellë drejt banesës së fundit.

Kryeministri Sali Berisha, kreu i PS-së Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta pasi u përulën me nderim përpara trupit të pajetë të aktorit të mirënjohur Roland Trebicka shkruajtën edhe mesazhin e tyre në librin e kujtimeve.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se më bukur se Roland Trebicka do të jetojë përmes peronazheve të tij.

“Sot është një ditë e dhimbshme, ditë zie, trishtimi për ndarjen nga jeta të një korifeu të vërtetë të artit tonë skenik, të teatrit dhe të filmit shqiptar. Roland Trebicka ishte dhe do të mbetet njëri nga artistë me të dashur, më të çmuar, më të fuqishëm në mjeshtrinë e tij për shqiptarët. Më bukur se Roland Trebicka askush nuk tjetër nuk u shkri në personazhet e tij dhe në të aspekt ai ka jetuar dhe do jetojë në këto personazhe artistike dhe nëprmjet tyre ka fituar pavdekshmërinë që meriton. I shpreh ngushëllimet familjes e cila ka bërë përpjekje të mëdha për ta ndihmuar Rolandin që të kapërcejë me guxim shumë të madh situata shumë të vështira shëndetësore, gjithë miqtë dhe artedashësit e tij” tha kryeministri.

Rama: Një boshllëk i pazëvendësueshëm në teatrin shqiptar

Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se humbja e Trebickës është një boshllëk i pazëvendësueshëm në Teatrin shqiptar.

“Është një humbje shumë e madhe dhe një boshllëk I pazëvendësueshëm për skenën e Teatrit shqiptar por edhe një prani e përjetësuar përmes rolesh të luajtura në mënyrë të jashtëzakonshme në historinë e teatrit dhe të filmit.Me nderim e përcjellim jo vetëm si një komik të madh, por edhe si një njeri vërtet të rrallë” deklaroi Rama.

Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta është shprehur se Roland Trebicka do të mbetet të jetë i pranishëm te shqiptarët përmes roleve të tij.

“Aktori shumë i madh dhe shumë i dashur Roland Trebicka do të mbetet i pranishëm në shoqërinë tonë përmes personazheve, humorit dhe batutave të cilat kanë mbetur në kujtesën e të gjithëve për shkak të aktrimit të tij dhe jashtëzakonshëm dhe të talentit të jashtëzakonshëm . Është një aktor i papërsërisshëm dhe do të mbetet përherë i pranishëm nëpëmjet personazheve që ai i arriti me aq  mjeshtëri” theksoi Meta

Nishani:Jeta e tij e shkurtër është pragu i fillimit të një pavdekësie

Përmes një mesazhi ngushëllimi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të artistit dhe aktorit të shquar Roland Trebicka.

“Sikur aktori Roland Trebicka të ishte njeri i zakonshëm fjalët e ngushëllimit për ndarjen e tij nga jeta do të ishin më të lehta për t’u zgjedhur e për t’u shprehur. Është rrugëtimi i mundimshëm drejt artit, është jeta dhe vetë personaliteti i artistit të shquar që na bën të mendohemi shumë e të zgjedhim fjalën më të ngrohtë e të denjë për  të shprehur dhimbjen dhe respektin e merituar që ia kemi borxh, sepse ajo çka la pas me artin e tij është një shërbim i madh që i bën vendit”.

“Jam i sigurt se familja e tij; bashkëshortja, fëmijët, të afërmit e ndjejnë shumë dhimbjen, por po aq jam i bindur se kjo dhimbje përkthehet në respekt dhe mirënjohje të madhe nga çdo shqiptar që ka pasur dhe do të ketë fatin të ndjekë Rolandin në rolet e tij të mrekullueshme. Jeta e tij e shkurtër është pragu i fillimit të një pavdekësie, të cilin ai e ka merituar dhe ne jemi krenarë për kontributin e tij ndaj artit dhe kulturës shqiptare”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Nishani.

Artisti i merituar ndërroi jetë një ditë më parë, pas një beteje të gjatë me kancerin. Edhe pse i sëmurë prej kohësh, disa javë më parë, Trebicka u ngjit në skenën e “Teatrit Kombëtar”, ku interpretoi rolin e Seit Beut në pjesën “Ëndrra e Ismail Qemalit”.

Por Trebicka la gjurmë të paharrueshme te publiku me rolin e tij te komedia “Pallatin 176″, ku luante rolin e Jovan Bregut.

I lindur në Korçë në vitin 1947, karrieren e aktorit Roland Trebicka e nisi me filmin “Debatik”, në 1961-shin, ku luante rolin e Kostës.

Pas një eksperience pune në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Popullore, ai vazhdoi karrierën e tij për rreth tre dekada në “Teatrin Kombëtar”.

Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”.

Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi). Roland Tebicka është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

 

Me shume nga Vendi
berisha

Kryeministri Berisha në 22 vjetorin e BSPSH-së

Kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 22 vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Bashkimit  të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Bashkimi i Sindikatave të …

heroine-kokaine

Elbasan, sekuestrohen5 kg kanabis dhe 30 doza heroine, arrestohen 2 persona

Operacioni “Nisma”, i zhvilluar nga policia e qytetit të Elbasanit, ka bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg kanabis dhe 30 doza drogë e dyshuar heroine. Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar 24-vjeçarin Emiljano Bërdufi dhe 19-vjeçarin Redi Zeneli. …

lende narkotike

Gjirokastër, sekuestrohen 60 kg marijuanë, tre persona shpallen në kërkim

Policia e qyteti të Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion antidrogë, me anë të të cilit arriti të sekuestronte 60 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Pas këtij operacioni janë shpallur në kërkim dy të rinj 18-vjeçarë, I.M. dhe D.A. nga …

ilir-meta-tonight

Meta në “Tonight Ilva Tare”: Diferenca mbi 200 mijë vota për aleancën e majtë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar sot se e majta e bashkuar do t`i fitojë zgjedhjet e 23 qershorit dhe diferenca për aleancën e majtë do të jetë mbi 200 mijë vota. I ftuar në emisionin …

LGBT

Komuniteti LGBT pedalim në sheshin “Nënë Tereza”

U zhvillua sot pedalimi i komunitetit LGBT në sheshin “Nënë Tereza në Tiranë. Pjestarë të shumtë të këtij komuniteti, shqiptarë dhe të huaj, bënë një parade me biçikleta, që filloi tek sheshi  “Nënë Tereza” dhe përshkoi sheshin “Skenderbej”, për tu …

berisha-miting

Berisha në Korçë: Rama bllokator

Partia Demokratike ka çelur fushatën zyrtare në Korçë. Në një miting madhështor, selia blu prezantoi mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë në këtë qark.

rama-rilindje

Rama në Fier: PD po përdor administratën në fushatë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka çelur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun e Fierit, ku dhe ka prezantuar skuadrën e tij të deputetëve për garën e 23 qershorit.

idrizi-berat

PDIU në Berat, Idrizi: Fuqizimi i PDIU-së, fuqizimi i zërit tuaj në Kuvend

PDIU ka nisur prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet parlmentare nga qyteti i Beratit. Kreu i kësaj force politike, Shpëtim idrizi  ka prezantuar kandidatët, lista e të cilëve kryesohet nga Hajrie Mbrati.  Gjatë fjalës së tij idrizi u ndal në mënyrë …

bamir-topi

FRD, Topi prezantohet si kandidat në kryeqytet

“Politika është një garë me pengesa”, kështu e ka nisur fjalën e tij kreu i FRD-së, Bamir topi, në një takim në kryeqytet ku ka bërë dhe prezantimin e tij si kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 Qershorit.

cec_19042013

KQZ miraton kërkesën e OSBE/ODIHR, për misionin e vëzhgimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka zhvilluar pasditen e sotme mbledhjen e tij të radhës, në të cilën ka miratuar kërkesën e vëzhguesve të “Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR”, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. KQZ-ja po shqyrton …

padi-kqz

U gjobit nga KQZ-ja, PPKDSH ankimohet në kolegj: Gjoba e padrejtë

Nëse  partitë kryesore PD, PS dhe LSI dhe parti të tjera janë gjobitur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve   për shkeljen e ligjit për përfaqësimin e grave në listat e kandidiatëve, KQZ ka gjobitur me 8 milion lekë të reja Partinë …

rama

Edi Rama në Gjirokastër, prezanton kandidatët e PS-së për deputet

Kreu i Partisë Socialiste,Edi Rama, është ndalur në Gjirokastër për të prezantuar skuadrën e Rilindjes në këtë qytet.

Klement-Cala

Policia greke në alarm, 25-vjeçari i arratisur dhe grabitës i bankës drejt kufirit shqiptar

Policia greke është vënë në alarm pas marrjes së një informacioni se Klement Çala, një nga të arratisurit nga burgu i Trikallasë, i cili grabiti dje një bankë në Larisa, po lëviz drejt kufirit me shtetin shqiptar. Policia greke ka …

Selimi

Selimi-Lesit: Më shumë kushte gjatë sezonit turistik

Ambasadori i i Kosovës në Shqipëri i bën thirrje qeverisë  që pushuesve ti ofrohen më tepër kushte gjatë sezonit turistik. Në një konferencë kreu i diplomacisë kosovare Sylejman Selimi kërkoi më tepër pastërti dhe më shumë ekipe mjekësore në dispozicion …

Pellumb Pipero

“Sarsi i ri”, OBSH: Rrisni vigjilencën. Pipero: Kur duhet të kemi kujdes

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar autoriteve shëndetësore në botë dhe në Europë të marrin të gjitha masa e nevojshme për të izoluar koronavirus dhe për të mos lejuar përhapjen e tij nga lëvizja e njerëzve. Thirrja e OBSH …

20130517-133846

Berisha: Rama dhe Meta të hedhin tek a çift për debat me mua

Kryeministri Berisha e kaloi me një batutë pyetjen nëse të ketë një debat televiziv mes tij dhe kryesocialistit Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Berisha theksoi se si Ilir Meta ashtu dhe Edi Rama kërkojnë që të jetë në …

Fatmir Mediu 1

Mediu me shoqatat e pronarëve: Do vijojë kthimi dhe kompesimi i pronave

Partia Republikane do të vazhdojë të mbështesë në çdo hap betejën për mbrojtjen e e pronarëve të ligjshëm. Ky ka qenë premtimi që ka bërë kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një takimi me shoqatat e pronarëve “Pronësi me Drejtësi …

kuti votimi

150 mijë votues të rinj në zgjedhjet e 23 qershorit

Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit pritet të marrin pjesë rreth 150 mijë votues të rinj, të cilët mbushin rishtazi moshën 18 vjeç. Një e drejtë për të cilën shumë prej të rinjve nuk janë ende të informuar. Për këtë …

edi-rama-11

Rama prezantohet nesër si kandidat në Vlorë: Kam shumë gjëra për të thënë

Me anë të një shkrimi të postuar në blogun e tij, Edi Rama ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të prezantohet si deputet i qarkut të Vlorës. Prezantimi si udhëheqës i ekipit të rilindjes shqiptare në Vlorë do …

Meta te njesia 1

Meta: LSI, prioritet pjesëmarrjes së grave në politikë

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën. Meta kërkoi  votën për LSI-në në 23 qershor, si forca politike që mbështet gratë dhe vajzat, e që ka prioritet punësimin e tyre. …