Shendetesi - Shtohen infeksionet e lëkurës pas plazhit, problem edhe shezllonet
16/08/2017 - 13:07 Nga: Jonida Tashi*

Pas plazhit nisin dhe problemet me lëkurën. Dermatologia Brunilda Bardhi pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve Nr.3 në Tiranë, thotë se ka një shtim të vizitave, ku më të prekur janë fëmijët.

Bardhi: “Mund të shfaqen në lëkurë element të ndryshëm, si në formë puçrrash të kuqe, rritime, plagë të cilat duken me infeksion sipër apo pulla kafe, të bardha të cilat nuk i zë dielli. Nëse një pacient shikon të tilla probleme në lëkurë patjetër duhet t’i drejtohet dermatologut pasi ka nevojë për mjekime medikamentoze. Njerëzit janë të shpenguar në kohën e plazhit dhe drejtohen direkt në farmaci, ndoshta ajo është një ndihmë e parë, por ka infeksione bakterore të cilat janë kontaminuese, pra u ngjiten të tjerëve, sidomos fëmijët e vegjël nga kontakti”

Një rrezik për infeksionet e lëkurës janë edhe shezllonet.

Bardhi:Mund të jenë burim infeksionesh të ndryshme qoftë bakterore qoftë infeksione mykotike të cilat mund të meren me anë të kontaktit. Ne kemi pacientë që na vijnë për ditë me këto lloj problemesh dhe sidomos pas plazhit apo që janë larë në dete. Ka shumë që vijnë pas detit me infeksione, me fytyrën të mbushur me puçrra plot, të irriturara”

Problem për shfaqjen e dermatiteve alergjike janë edhe ushqimet.

Bardhi: “Dermatitet alergjike janë kryesisht ushqimore, mund të ketë ushqime të cilat janë të kontaminuara apo nga pije të ndryshme, pije me gaz apo që janë me konservant. Është shumë e rëndësishme mënyra se si janë ruajtur këto ushqime, pasi në temperatura të larta shumë nga këto ushqime mund të prishen dhe do t’i rekomandoja prindërve që të jenë shumë të kujdesshëm për çdo lloj ushqimi, sidomos për akulloret që hanë fëmijët”

Mjekët bëjnë u bëjnë apel qytetarëve që të mos i neglizhojnë problemet e lëkurës, pasi ekziston rreziku që ato të përshkallëzohen, ndaj nevojitet mjekimi i duhur për çdo rast.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close