Greqi - Shqiptari me precedentë kapet me 49 kg kanabis në Prevezë
19/03/2017 - 19:52 Nga: Saimir Lleshi

Një sasi prej 49 kg kanabis është sekuestruar nga oficerët e policisë në Prevezë mëngjesin e sotëm (19 mars), ndërsa në pranga ka përfunduar një 44 vjeçar shqiptar,  nën akuzën e trafikut të drogës dhe hyrjes ilegale në vend.

Policia greke sqaron se vuri në shënjestër një automjet për ta kontrolluar, ndërsa drejtuesi i tij hodha dy çanta me pakot e drogës jashtë tij dhe u përpoq të largohej me shpejtësi.

Shqiptari u arrestua më vonë nga policia në Kanallaki, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua nga policia në Prevezë.

Ndaj shqiptarit kishte një urdhër ndalimi për të hyrë në vend, ndërsa gjykata Penale e Larisas e kishte dënuar me tre muaj burgim dhe me një gjobë prej 1 500 eurosh për shkelje të ligjit për të huajt.

Policia i sekuestroi një celularit burrit të arrestuar përveç automjetit, ndërsa pritet të dalë para prokurorisë për masën e mëtejshme të sigurisë.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close